Futbollisti zikaltër bën veprimin e papritur, shet shtëpinë dhe është një hap larg “lamtumirës”

Luis Muriel është shumë pranë “lamtumirës” me Atalantën.

MURIEL

Sulmuesi kolumbian ka shitur shtëpinë e tij dhe është drejt largimi nga skuadra bergamaske.

Për 31-vjeçarin ka shfaqur interes skuadra e Marsejës, e cila ka ofruar 12 milionë euro për kartonin e tij dhe klubi zikaltër është ulur në bisedime me francezët për shitjen e lojtarit.

Muriel është gati të përshëndetet me Italinë aty ku mbajti veshur fanellat e Leçes, Udinezes, Sampdorias, Fiorentinës dhe së fundmi, Atalantës.

Në sezonin e fundit, kolumbiani u aktivizua gjithsej në Serinë A në 27 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhurojë gjithashtu edhe 9 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×