Një lajm i trishtë ka goditur botën e futbollit ditën e sotme. Lojtari 21-vjeçar, Fabricio Navarro, i cili ishte pjesë e Atletiko Tukuman, ndërroi jetë në banesën e tij, si pasojë e një ataku kardiak.
Nga raportimet e mediave argjentinase bëhet me dije se Navarro, pasi përfundoi stërvitjen e klubin, është nisur për në shtëpi. Djaloshi kishte konsumuar drekën e më pas ishte shtrirë për të pushuar, por nuk u çua më.
Ai pësori një atak kardiak gjatë kohës që ishte në gjumë, gjë e cila i mori jetën. Sulmuesi 21- vjeçar së fundmi kishte kryer edhe testet mjekësore me klubin e tij argjentinas, por nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe mjekët nuk kishin identifikuar ndonjë problem.
Ka qenë vetë klubi Atletiko Tukuman, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftoi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të futbollistit të lindur në vitin 2001.
“Atletiko Tukuman njofton me trishtim vdekjen e Fabricio Navarro, një i ri i lindur në vitin 2001, i cili pësoi atak në zemër. Ne i gjendemi pranë familjes në këto momente të vështir”, shkruhej në njoftimin zyrtar.
Arena e Lajmit

Loading…