Policia blindon Fierin, kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit dhe postblloqe në pikat hyrëse e dalëse (VIDEO)

F259a8ed 287e 46f6 Bbc4 B5bed0270235

Forca të shumta policie kanë blinduar mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit, duke kryer kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit.

Uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.

Nuk dihet nëse këto kontrolle vijnë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë, por ato kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve fierakë, ndërsa uniformat blu nuk kanë shmangur kontrollet fizike edhe në qendër të qytetit.

BalkanWeb mëson se për verifikim janë shoqëruar në komisariatin e Fieri disa automjete dhe drejtuesit e tyre, ndërsa prani e shtuar e policisë është vënë re edhe në hyrje-daljet e qytetit.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×