VIDEO/ Dalin pamjet, kjo është makina “Audi”, me të cilën udhëtonin dy efektivët e policisë që iu bë atentat në Vlorë

Bbd5e6ca 9a09 4e48 B534 Eda89df0b909

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndaj një automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin dy efektivë policie.

Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani ndodheshin pranë spitalit të Vlorë, kur nga një automjet tip “Volkswagen”, u qëllua disa herë në drejtim të tyre.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News24 se është qëlluar me një armë tip pistoletë dhe disa gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, ndërsa makina me autorin është zhdukur në drejtim të rrugës së Lumit të Vlorës.

Ndërkohë, është arritur të sigurohen pamjet nga vendngjarja, ku shihet edhe automjeti “Audi”, ende i ndezur me të cilin udhëtonin dy policët, njëri i Patrullës së Përgjithshme të Vlorës dhe tjetri me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×