120 mijë euro borxhe në lojërat e fatit, ish-futbollisti i Liverpulit shpall falimentin

Problemet me kumarin janë të shpeshta në botën e sportit, ku personalitetet e ndryshme të shtyrë edhe nga shumat marramendëse që kanë në dispozicion vendosin të rrezikojnë gjithçka siç ka qenë edhe rasti i ish-futbollistit të Liverpulit Deni Gathri.

534535435

35-vjeçari ka shpallur zyrtarisht falimentin pas një borxhi prej 120 mijë eurosh që kishte kundrejt një kompanie që organizonte lojëra fati, të cilat kishin rezultuar fatale për ish-mesfushorin e “The Reds” që ka humbur tashmë gjithçka kishte fituar nga karriera në Premier Ligë.

Kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti kishte probleme të tilla, ku disa vite më para mësohet se ai kishte shitur dhe shtëpinë për shkak të problemeve me borxhet si dhe i kishte marrë hua një miku një shumë prej 75 mijë paund për të larë shpenzimet.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×