
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me të riun e shpallur në kërkim për atentatin ndaj dy policëve dje në Vlorë.
Mësohet se i riu Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj, (me precedent penal në fushën e trafikimit të narkotikëve) dyshohet se qëlloi në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin dy punonjës policie Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në datën 5 janar të këtij viti Haxhirajt i është bërë atentat dhe është plagosur me armë zjarri në dorë. Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”.
Po ashtu mësohet se Haxhiraj ishte arrestuar dhe në vitin 2013 me 900 kg.
Arena e Lajmit