Klubi i Serisë A interesohet për Joviçin, Reali gati ta shesë

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez duke folur për “El Chiringuito” deklaronte se për momentin fokusi i kampionëve të Spanjës ishte shitja e lojtarëve për të arkëtuar disa miliona.

JOVIC

Një nga emrat që pritet të lërë Madridin në verë është sulmuesi Luka Joviç. I ardhur me shumë bujë te “Los Blancos” ai ka dështuar të tregojë të gjitha aftësitë e veta, teksa ka pasur shumë pak minuta aktivizim.

Në këto kushte Madridi është gati të dëgjojë oferta për të. Sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane, Fiorentina ka shfaqur interes për sulmuesin dhe është gati t’i ofrojë një shans. Joviç ka një kontratë deri në vitin 2025 me Realin.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×