Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, makina del nga rruga e përfundon në kanal, 4 të plagosur

Aksidenti Levan Tepelene

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Një automjet tip “Toyota” ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal.

Burimet paraprake bëjnë me dije se 4 persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Po të njëjtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër. Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×