ZYRTARE/ E prezanton Sinani, ish-mbrojtësi i Skënderbeut rikthehet te Vllaznia

Tashmë është zyrtare, Dajan Shehi është futbollisti më i ri i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi 25-vjeçar nga Elbasani, u prezantua ditën e sotme nga legjenda shkodrane Vioresin Sinani. Shehi rikthehet kështu te Vllaznia, duke firmosur kontratë 1+1.

Shehi Sinani

Mbrojtësi ishte pjesë e kuqebluve gjatë viteve 2019-2020 si dhe 2021, duke bërë paraqitje dinjitoze me skuadrën shkodrane. Teksa sezoni që sapo u mbyll elbasanasi luajti te Partizani dhe Skënderbeu.

Me fanellën e Vllaznisë, Shehi ka regjistruar 53 ndeshje ku gjeti edhe 2 herë rrugën e rrjetës, teksa në këtë rikthim, shpreson që të bëjë akoma më mirë në klubin shkodran.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish sëbashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë.
Mirë se erdhe Dajan Shehi!
VLLAZNIA SHEHI

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×