
Një person është gjetur i mbytur në Lumin e Tiranës. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e njohur si “Shkalla e Tujanit” për të bërë identifikimin e trupit të pajetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.09.2022, në impiantin e lumit në Brar, është gjetur i mbytur, pa shenja jete shtetasi S. F., 63 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit