FOTO/ Disa nga veshjet më të ‘guximshme’ të Kendall Jenner në daljet e saj ndër vite

kendall-1

Kendall Jenner njihet për ‘guximin’ që ka kur vjen puna për të ekspozuar pjesët intime të turpit, kryesisht gjinjtë. Madje modelja është shfaqur në sfilatën e saj të parë në 2014, e veshur një bluzë të tejdukshme.

“Isha shumë e ftohtë, edhe pse gjinjtë e mi ishin jashtë”, tha Jenner Në një intervistë pr “Vogue”. “Më kujtohet që mora një telefonatë nga agjenti im duke thënë se Marc dhe Katie donin të më fusnin në këtë lloj veshjeje, dhe unë thashë: “Unë jam okej. Sikur nuk më intereson. Unë jam mirë me thithkat e mija jashtë.”

“Nuk më nervozoi më”, shtoi ajo. “Unë sinqerisht do bëja çfarë donin ata. Është vizioni i tyre, kështu që le ta bëjmë atë. Isha plotësisht rehat”- u shpreh Kendall.

 

Më pas ajo kaloi në një shfaqje të Tommy Hilfiger me një fustan të tejdukshëm të mbuluar me yje të bardhë e kuq.

Disa ditë më vonë, Jenner mori një qasje tjetër ndaj trendit “lakuriq”, duke veshur një fustan të zi me kuadrata. Ajo veshi fustanin për sfilatën e Balmain në atë sezon.

Pamja e saj e radhës në pistë ishte po aq e guximshme.

Në vitin 2015, Jenner modeloi një fustan Givenchy ngjyrë rozë të lehtë, transparent dhe një fund të bërë me xhufka gjigante.

Pas paraqitjes së saj të parë në një sfilatë të modës së Victoria’s Secret, modelja u shfaq me nëj fustan të gjelbër që ishte shumë i dukshëm. Atelier Versace e bëri me porosi fustanin e Jenner-it, i cili ishte bërë nga një pëlhurë plot shkëlqim.

Në vitin 2016, Jenner mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan të tejdukshëm i dizenjuar me gjarpërinj të cilët vinin rreth e përqark fustanit.

E dizenjuar nga Cavalli Couture, fustani i zi i Jenner-it kishte mëngë të gjata dhe një dekolte të mbyllur. Ajo ishte bërë tërësisht nga rrjeta për të dhënë iluzionin “lakuriq”, por gjurmët e gjarprit ishin vendosur në mënyrë që të mbulonin gjoksin e saj.

 

Më pas ajo kaloi në tapetin e kuq të Met Gala 2017 me një fustan të tejdukshëm që të tërhoqi vëmendjen nga çdo kënd.

Fustani i saj rrjetë La Perla ishte i zi dhe kishte një prerje të gjatë deri në gjatësinë e trupit të tij të shkëlqyeshëm. Pëlhura e tejdukshme mbështillej gjithashtu rreth trupit të saj, duke krijuar një të çarë deri në kofshë në skajin e saj dhe pjesa e mbrapme që qëndronte e varur duke e lënë kurrizin e zbuluar.

 

Jenner bëri një ndryshim të madh në trendin e guximshëm në një ngjarje të Harper’s Bazaar po atë vit. Fustani i saj Dolce & Gabbana me mëngë të shkurtra ishte zbukuruar me kristale përgjatë dekoltesë.

Ajo bëri të njëjtën gjë në një event të Tiffany & Co në 2018, por me një minifustan të bardhë. Veshja e saj shkëlqyese ishte pa mëngë me një të çarë të shkurtër në fund dhe një rrip sateni të lidhur në një hark rreth belit. Kendall kishte veshur fustanin pa mëngë të Elie Saab, pa sytjena dhe të brendshme nude.

 

Fustani i saj i gjelbër, me shkëlqim ari dhe komplet transparent. Modelja përqafoi pëlhurën e tejdukshme edhe një herë në Fashion Awards 2018.

Julien Macdonald dizajnoi fustanin e saj me një pëlhurë të tejdukshme ngjyrë kafe dhe e mbuluar me kristale të artë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×