“E rrahu policia”, vdekja misterioze e 57-vjeçarit pas arrestimit në Gjirokastër, viktima, vëllai i ‘të fortit’ të Tiranës, Franc Konomi

Franc Konomi Dhe Thoma Konomni

Pak ditë më parë në media qarkulloi një lajm se një 57-vjeçar që u kap nga policia teksa tentonte të kalonte kufirin e gjelbër në Gjirokastër ndërroi jetë, arsyet mbeten ende mister. Bëhet fjalë për Thoma Konomin, i cili më 20 gusht të këtij viti u arrestua nga policia e Gjirokastrës. Mësohet se viktima është vëllai i Franc Konomit.

Ky i fundit ishte vëllai i “të fortit” të Tiranës, që mbeti i vrarë më 8 korrik 2010. Më 8 korrik të 2010-s, Konomi u vra tri ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania nga 2 persona me motor që i prenë rrugën teksa hipte në makinën e tij.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në një zonë shumë të populluar si sheshi “Avni Rustemi” tek Pazari i Ri. Pasi doli nga një lokal, Franc Konomi, hipi mbi automjetin e tij Mercedes dhe bëhej gati për t’u nisur.

Por rruga e tij u pre nga 2 persona me skafandër që qëlluan drejt Konomit të hipur mbi një motor. Agresorët iu afruan xhamit të makinës së Konomit dhe i qëlluan edhe 3 herë të tjera nga afër duke zbrazur totalisht karikatorin e pistoletës.

ARRESTIMI I THOMA KONOMIT
Sipas policisë, Thoma Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë, ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”. Ndërkohë, familjarët e tij pretendojnë se ai është dhunuar nga policia, ku për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISE PËR NGJARJEN
Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. K., 57-vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 20.08.2022, ka hyrë në RSH në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë. 57-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar motomjetin tip “Kaëasaki”, është konstatuar nga punonjësit e Policisë Kufitare, të cilët i kanë komunikuar se do të shoqërohej për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi Th. K., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe është larguar me shpejtësi me motomjet duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, njëri prej të cilëve ka marrë dëmtime të lehta.
Menjëherë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i 57-vjeçarit, i cili nuk ka pasur as dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim të motomjetit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×