Sekuestrohen mbi 52 kg marijuanë në kufirin greko shqiptar, në pranga shoferi 31-vjeçar dhe një grua që kontrollonte rrugën

Droga Greqi (3)

Sekuestrohen mbi 52 kg marijuanënë kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kozani nga policia kufitare greke e Kapshticës.

Sipas policisë, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 31-vjeçar. Është ndaluar dhe një automjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesja e mjetit, gjithashtu shtetase shqiptare 51 -vjeçe. U sekuestruan në total dhe 4 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro.

3 muajt e fundit, në Kostur, Kozani, Igumenicë, Artë e Korfuz, pra zona afër kufirit me Shqipërinë, policia greke ka sekuestruar rreth 705 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×