Shishe vere dhe parfume kontrabandë në autobusin në Durrës, pranga shoferit dhe pasagjerit

Policia Durres 715x400

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se janë ndaluar me mallra kontrabandë në një autobus. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A. R., 49 vjeç, banues në Fier dhe N. D., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer shtetasi me inicialet N. D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×