Objektivi kryesor i merkatos, Junajtid nuk heq dorë dhe i ofron Barcelonës shumën e majme për titullarin e skuadrës

Mançester Junajtid duket i vendosur të transferojë në Angli gjatë kësaj merkatoje mesfushorin e Barcelonës, Frenki De Jong.

FRENKI DE JONG

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag i ka kërkuar klubit të bëjë një sforco ekonomike për mesfushorin duke parë rolin që ai do të kishte në skuadrën e sezonit të ardhshëm. Në këto kushte Junajtid i ka ofruar Barcelonës 75 milionë euro plus bonuse në përpjekje për të arritur te mesfushori holandez.

Vështirësitë financiare si dhe situata e Levandovskit mund ta detyrojë Barcelonën ta pranojë këtë ofertë duke “sakrifikuar” një nga titullarët e skuadrës për të zgjidhur problemet e klubit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×