Angelo Tafas ka vijuar sërish bashkëpunimin me Kukësin.
Portieri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë lidhur për të paktën deri në vitin 2025.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi verilindor me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” ku deklaron se gardiani 21-vjeçar do të vijojë ende në Kukës.
Tafas më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Ionikos Nikeas, APO Keratsini dhe AO Loutraki.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –
“𝐀𝐍𝐆𝐄𝐋𝐎 𝐓𝐀𝐅𝐀𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟓 😍
✍🏻 FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Angelo Tafas për të rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera. Portieri 21-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2025, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.
💙 Tafas erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Tafas është grumbulluar edhe nga Kombëtarja duke u aktivizuar me Shqipërinë U21. Klubi i Kukësit i uron suksese portierit Tafas 🤗
📸 @photosport.al”
– Arena e Lajmit

Loading…