“Romelu fizikisht një përbindësh”, Toti komenton situatën në Serinë A: Ibrahimoviç mbetet… Ibrahimoviç”

Françesko Toti flet për lëvizjet në dy klubet milaneze, me Interin që është gati të mirëpresë “Big Rom”, legjenda italiane ka folur në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” lidhur me transferimin e belgut si dhe situatën me Zlatan Ibrahimoviç:

TOTI 1

“Me Lukakun Interi rikthehet pretendenti kryesor për titull. “Nuk e prisja kurrë që Romelu Lukaku të bënte një rikthim ose më saktë mendoja se edhe po të largohej një ditë nga Çelsi do të kishte zgjedhur një tjetër klub, diku tjetër. Por me sa duket ai është ndier kaq mirë tek Interi, sa kërkon jo vetëm që ta riveshë atë bluzë, por të rikthehet për të vazhduar aty ku e la, të fitojë të tjerë trofe”. .

Jam dakord me drejtuesit që do të bëjnë një sakrificë në merkato, pasi fizikisht belgu është një përbindësh dhe nuk ka asnjë rival. Ibra-Milan? Dëmtimi në gju do ta mbajë 6-7 muaj jashtë dhe psikologjikisht kjo është demoralizuese. Unë në vend të Ibrës do ta kisha hedhur peshqirin, por duke njohur karakterin e Zlatanit, jam i sigurt që ai kërkon të provojë një tjetër vit. Do të jetë një periudhë e gjatë, por si thonë, Ibra mbetet Ibra”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×