Një lajm bombastik ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për brazilianin Nejmar. Sipas gazetarit italian, Luka Momblano, drejtori i PSG-së, Luis Kampos i ka ofruar Juventusit mundësinë e transferimit të Nejmarit në formë huazimi.
Edhe pse në dukje një lajm i pabesueshëm, ngelet për t’u parë në vijim se si do të rrjedhin ngjarjet, për sa i përket të ardhmes së yllit barazilian. Sulmuesi më shumë ka qëndruar i lënduar, raportet jo të mira me yllin tjetër të PSG-së, Mbape, mund ta shtyjë Nejmarin që të mendojë një largim të mundshëm.
Momblano – “Neymar been offered to Juve on loan…”(@juventibus)
— JuveFC (@juvefcdotcom) June 20, 2022
Në krahun tjetër, dëshiron që sa më parë të rikthehet në majat e futbollit dhe transferimi i Nejmarit do të ishte një mundësi ideale për të kapur ritmin.
Arena e Lajmit

Loading…