Mançester Siti duket se po punon me objektiva të qartë në merkato për t’i dhuruar Pep Guardiolës një skuadër që të mund të fitojë edhe në Europë. Pas Erling Haland, “Qytetarët” janë pranë goditjes së radhës që pritet të jetë mesfushori i Lids, Kalvin Filips.
Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, anglezi duket të jetë shumë pranë transferimit në Mançester, me dy skuadrat që duket se janë pranë gjetjes së akordit për shumën e transferimit që pritet të jetë rreth 50 milionë euro.
26-vjeçari dhe klubi kanë arritur prej kohësh akordin personal, me Sitin që pret tashmë vetëm dritën jeshile nga Lids për të zyrtarizuar transferimin e Filips.
Arena e Lajmit

Loading…