Mesfushori “tërbon” Juventusin, i padëshiruari i Alegrit i kërkon “Zonjës” 4 milionë euro për… të ikur

Juventusi do të mirëpresë (nëse mund ta themi kështu) Aron Ramsejn në grumbullimin e planifikuar për datën 7 korrik, por drejtuesit vazhdojnë të shtyjnë që uellsiani të prishë kontratën.

ramsejjjj

Kjo e fundit peshon shumë rëndë në bilancin bardhezi, duke qenë se përveç 7 milionëve neto si rrogë, diçka më shumë se 6 milionë të tjera janë taksat, prandaj “Zonja e Vjetër” kërkon që ta kursejë një humbje të tillë të kotë.

Dhe nga ana e tij, Ramsej e ka bërë dje kërkesën e tij zyrtare: 4 milionë euro dhe nis të gjejë një ekip tjetër, ndërkohë që ideja e Juventusit është që të mos kërkojë të shkojë më lart se kuota 2 milionë, edhe pse 4 krahasuar me 13 milionë janë një diferencë gjigante.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×