Ndalohet në Rinas gazetari turk, kërkon azil në Shqipëri: Nëse kthehem më rrezikohet jeta

Olur

Një shtetas turk, Ahmet Emre Olur, të cilit pretendohet nga autoritetet se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Rinasit, kërkon azil politik pasi sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës.

Shqetësimi ngrihet nga avokatët e tij Arben Llangozi dhe Orgesa Serani, ndërsa shkresa zyrtare është siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb dhe News24.

Mësohet se personi në fjalë është gazetar dhe është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit të tij thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil, por nuk janë marrë parasysh, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

Në një letër drejtuar edhe Ministrisë së Brendshme, avokatët e tij shprehen se familjarët e Ahmet Emre Olur shprehnin shqetësimin se i afërmi i tyre ishte shoqëruar në komisariatin e policisë Rinas, ku më pas kemi marrë dhe takim me drejtuesit e këtij komisariati dhe na kanë vënë në dijeni të faktit se ky shtetas kishte kaluar afatin 2 vjeçar në shtetin Shqiptar dhe për këtë fakt do të merrej vendim dëbimi.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar.

Bazuar në ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë”, në nënin 2 të tij përcaktohet qartë se  ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre.

Njëkohësisht bazuar në Neni 5  të ligjit me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme,  Komisariatit të policisë  Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me  Nr. 10/2021 ‘Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë’”, thuhet në shkresën e zyrtare.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×