I kërkuar nga Spanja për vjedhje me dhunë, burg me afat për drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, i lihet kohë autoriteteve që…

Gjykata Lezhe

Gjykata e Kurbinit vendos masën e sigurisë “arrest me burg” 40 ditë për Alfred Prodanin, Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit duke iu dhënë kohë autoriteteve që brenda kësaj kohe të bëjnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Prokurori Bardhyl Shehu kishte kërar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, masë që është pranuar nga gjykata për t’i lënë kohë në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit të Alfred Prodanit.

Prodani u arrestua tre ditë më parë nga policia e Laçit, pasi dyshohet si pjesëmarrës në gati 40 episode vjedhjesh të apartamenteve në Spanjë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook