Miqësore luksi, skuadra shqiptare surprizon gjigantët e Fenerbahçes

Skuadra shqiptare e Shkupit, që në sezonin që sapo u mbyll fitoi titullin kampion në elitën e futbollit maqedonas, ditën e sotme ka surprizuar gjigantët e Fenerbahçes, në një miqësore të zhvilluar në Turqi. Ky test në prag të angazhimeve që skuadrat do të kenë në Europë, u mbyll në barazim 2-2.

Shkupi-Fenerbahce

Të dyja golat për Shkupin i realizoi sulmuesi Sandej Adetunxhi, ndërsa për Fenerbahçen realizuan 2 afrimet e reja në merkato, Linkoln Henrike dhe Muhamed Gymyshkaja.

Për Shkupin ishte kjo ndeshja e dytë miqësorenë tokën turke, ndërsa për Fenerbahçen ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të njohur. Jorge Jesus.

Skuadra kampione nga Çairi pas 3 ditëve do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit në tokën turke, ku për kundërshtarë do të ketë rumunët e Hermanstadt që ditën e sotme barazuan pa gola ndaj Tiranës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×