Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një trafikndarëse, plagoset shoferja 20-vjeçare

Ambulance

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, ku mjeti drejtohej nga një 20-vjeçare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M. T., ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksident

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×