Me ardhjen e invesitorëve të rinj në klub, Milani shfaqi interes për shumë lojtarë, por duket se të gjithë objektivat e kuqezinjve janë duke u transferuar në drejtime të ndryshme.

I fundit është mesfushori i talentuar belg, Sharls De Ketelaere, për të cilin u shfaq një interes i lart nga kampionët e Italisë, për t’i kompletuar krahun e djathtë të mesfushës.
Duket se tani planet e Milanit po prishen, me klubin e Premier Ligës, Lids, që është vënë në ndjekje të 21-vjeçarit. Anglezët priten të ulen shumë shpejtë në bisedime me Klub Bryzhin për të diskutuar këtë çështje.
Përveç De Ketelaeres, Milanit po i largohen nga duart edhe Renato Sançez, i cili ka marrë një ofertë nga PSG, po ashtu edhe Botman, me Njukasëllin që ka nisur bisedimet me Lilën, ndërsa Enzo Fernandez ka firmosur zyrtarisht me Benfikën.
Arena e Lajmit
Loading…
and then