Barcelona kërkon të ribashkojë “MSN”-n e famshme, pas Nejmar kontakton dhe me agjentin e… Suarez

Tifozët e Barcelonës padyshim që e kujtojnë me shumë nostalgji kohën kur treshja e përbërë nga Mesi, Suarez dhe Nejmar dominonin Europën me fanellën e katalanasve, por raportimet e fundit mund ti bëjnë fansat të ëndërrojnë sërish t’i shohin të luajnë së bashku pas lajmeve për një interesim të Barcelonës për Nejmar dhe Suarez.

SUAREZ

Disa orë pas lajmit se PSG-ja i kishte ofruar Barcelonës kartonin e Nejmar, e përditshmja “Sport” publikoi një tjetër lajm të bujshëm ku thuhej se katalanasit kishin kontaktuar agjentin e Suarez për të kërkuar informacion lidhur me mundësinë e një rikthimi në klub.

35-vjeçari duhet ende të zgjedhë klubin e tij të radhës pas largimit nga Atletiko, ku ideja e ribashkimit me ish-skuadrën mund ta bind të bëjë një rikthim të bujshëm në pritje dhe të pjesës tjetër të treshes së famshme.

LEXO EDHE:

E bujshme nga Spanja/ PSG i ofron Barcelonës rikthimin e Nejmar, ja shuma që kërkojnë kampionët e Francës

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×