“Zhdukjen e djalit e kam marrë vesh nga i afërmi im që jeton jashtë”, zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj, dyshimet e familjarëve

Martinaj 11

NË SHËNJESTËR
Por ndërsa xhaxhai Faik Martinaj, nuk dha ndonjë të dhënë tjetër me rëndësi për grupin hetues, për zhdukjen e nipit të tij, prokurorët morën ndërkohë në pyetje familjarë të tij.

I pari që u mor në pyetje ishte, Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.
Ku ky i fundit dëshmoi, se i kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur mesazhi nga Dubai, nga miku që u donte të mirën.

Por babai i Ervis Martinaj, nuk thotë në dëshminë e tij, se në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim.

Ndërkohë që ai akuzon në dëshminë e tij në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin, për zhdukjen e të birit.

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj

Por ndërsa familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që bënte kohët e fundit, i afërmi i tyre, gjuetia e grupit hetues në kërkim të Ervis Martinaj, solli zbulime interesante mbi jetën e tij në arrati.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×