EMRI/ Falsifikim i pronave në Ksamil, arrestohet 69-vjeçari, sekuestrohet një sipërfaqe toke

Whatsapp Image 2022 09 22 At 10.43.45

Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi Skender Omeri, 69 vjeç i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentet e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.

Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzës ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Sipas burimeve, Omeri, banor i fshatit Gjashtë, Sarandë kishte aplikuar në ASHK Sarandë në dt.25.01.2022 për ta regjistruar sipas një akti kontrate të vitit 1995. Hetimi disa mujor nga Prokurori Kledian Llaho, zbuloi se Omeri ka falsifikuar dokumentacionin për përfitimin e këtij trualli. Ky i fundit akuzohet për “falsifikim i dokumenteve” në formën e përdorimit dhe me pasoja të rënda.

Në 7 muaj me urdhër të Prokurorit Kledian Llaho janë sekuestruar 15.549 m2 truall në Sarande e Ksamil si dhe një pallat 7 katësh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×