Ronaldo drejt largimit nga Mançester Junajtid, klubi italian provon çdo gjë për të rikthyer portugezin në Serinë A

Kristiano Ronaldo duket se nuk do të jetë pjesë e Mançester Junajtid sezonin e ardhshëm dhe po mendon për një skuadër tjetër.

RONALDO 1

Siç bënë me dije në Spanjë, Bajerni i Mynihut shfaqi një interes për portugezin, por çdo gjë ra poshtë kur këtë lajm e mohoi vetë drejtori sportiv i gjermanëve, Hasan Salihamixhiç, i cili theksoi se kjo ishte thjesht një spekulim.

Duket se një tjetër klub i madh kërkon që të afrojë Ronaldon në radhët e veta. Bëhet fjalë për Romën e Zhoze Murinjos, e cila kishte shfaqur dhe një interes më parë. Me lajmin e largimit të tij nga Anglia dhe refuzimit nga Bajerni, tani Roman do të provojë çdo gjë për të bindur portugezin që të veshë fanellën verdhekuqe, siç bënë me dije “Football-Italia”.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×