Interi i jep prioritet Asllanit ndaj Lukakut, ja kur do t’i kryejë vizitat mjekësore me zikaltërit mesfushori i Kombëtares

Kristjan Asllani do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Interit në ditët e ardhshme, me mesfushorin e Kombëtares që do të transferohet në Milano pas gjetjes së akordit mes zikaltërve dhe Empolit për shifrën e 14 milionë eurove ku janë përfshirë edhe 2 milionë të tjera në formë bonusi.

asllani vidal

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 20-vjeçari do të kryej vizitat mjekësore në mesin e javës së ardhshme, javë në të cilën pritet dhe rikthimi i Romelu Lukakut në Milano.

Gjithsesi duke nisur nga marrëveshja e hershme me Empolin, mesfushori kuqezi besohet se do t’i kryej vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet nga ana e Interit më përpara se belgu, i cili është në pritje të datës që do të caktohet për të nga ana e klubit zikaltër.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×