Muratorëve shqiptarë iu gjetën 17 kg kokainë dhe 60 mijë €, njëri në burgun e Spoletos, tjetri arrestohet sa zbret në Perugia

C880929330a0432ea06357b7b72a99c6

Një shqiptar nën hetim u arrestua dhe dënua me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi antidrogë që nisi janarin e kaluar.

Operacioni në fjalë çoi asokohe në sekuestrimin e 17 kg kokainë dhe 60 mijë eurove që i posedonte një bashkatdhetar i tij.

Të arrestuarit aktual, i cili është ndaluar në aeroportin e Perugia-s pas një periudhe të kaluar jashtë vendit, i janë sekuestruar 13 mijë euro.

Gjithashtu policia kishte gjetur edhe një vend të fshehtë poshtë sediljes së makinës së tij, që dyshohet se është përdorur për të fshehur lëndën narkotike.

Muratori shqiptar të cilit iu zbuluan 17 kilogramë kokainë shtatë muaj më parë, megjithatë nuk ka dalë ende nga burgu i Spoletos.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×