Raiffeisen Bank nuk do të largohet nga Shqipëria

1ccb0aac 64e2 4cbb B17c 01b6cc57b46e

Dëshirojmë t’ju informojmë në lidhje me zërat që kanë qarkulluar së fundmi për “shitjen” dhe “largimin” e Raiffeisen Bank nga Shqipëria.

Bordi Drejtues i Raiffeisen Bank në Shqipëri dëshiron të konfirmojë se Raiffeisen Bank International nuk do të largohet nga tregu shqiptar. Më poshtë mund të gjeni prononcimin e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Peter Lennkh.

“Javët e fundit janë përsëritur spekulime për të ardhmen e Raiffeisen Bank sh.a. Prandaj, në funksionin tim si Kryetar i Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank sh.a., dëshiroj të sqaroj se Raiffeisen Bank International nuk synon të largohet nga tregu shqiptar. Banka jonë ka një pozicion të fortë në treg dhe gëzon një reputacion të lartë dhe vlerësime shumë të mira nga klientët tanë. Për më tepër, ne kemi një pikëpamje pozitive për zhvillimet e ekonomisë së Shqipërisë, e cila mbështetet nga perspektiva e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë klientëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank sh.a. z. Christian Canacaris në komunikimin e tij drejtuar stafit të bankës u shpreh: “Ne besojmë te ju dhe përkushtimi i gjithësecilit prej jush. Së bashku do të vazhdojmë të përmbushim Misionin dhe Vizionin tonë për të transformuar inovacionin e vazhdueshëm në një eksperiencë të shkëlqyer për klientët tanë dhe për të qenë grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare në vend. Mezi po pres të festojmë së bashku përvjetorin e 20-të të Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe të gjitha arritjet tona”. 

Raiffeisen Bank sh.a. është pjesë e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vjenë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar që prej vitit 2004 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 segmentet kryesore – klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat, si edhe u shërben më shumë se 470 mijë klientëve.  Raiffeisen On, kanali digjital, është platforma më inovatore bankare në treg, si edhe më e përdorura. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×