Ish-deputeti i PS u la në arrest shtëpie, SPAK kundër lirimit: Do të bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Spak

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se ka qenë kundër lirimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se SPAK ka theksuar se nuk ekzistojnë kushtet për të liruar ish-deputetin e PS.

“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK për gazetaren Klodiana Lala.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×