VIDEO/ Kore dhe brohoritje, Lukaku përfundon vizitat mjekësore mes pritjes së ngrohtë të tifozëve të Interit

Romelu Lukaku është blerja e re e Interit.

bandicam 2022-06-29 12-21-44-797

Sulmuesi belg menjëherë sapo zbarkoi në aeroportin e “Linate”-s, ka kryer menjëherë të gjitha ekzaminimet mjekësore në klinikën “Humanitas” në Rozano të Milanos.

Pas vizitave mjekësore, Lukaku është pritur nga tifozë interistë që ndodheshin jashtë ambjenteve të klinikës ku kanë brohoritur në kor emrin e bomberit belg teksa ky i fundit i përshëndeti fansat e tij, i cili i risheh sërish pas një viti distancë.

29-vjeçari është rikthyer sërish të veshë fanellën zikaltër pas titullit kampion të fituar në sezonin 2020/2021.

Në sezonin që përfundoi, Lukaku është aktivizuar gjithsej me fanellën e Çelsit në Premier Ligë në total në 26 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe nuk mundi dot të dhurojë asnjë asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×