Aksident në Korçë, karroatreci përplaset me Audi-n, 3 të plagosur

Aksidenti5

Një aksident është regjistruar në Sovjan të Korçës, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se një karroatrec është përplasur me një automjet tip “Audi”.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 07.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B., rreth 57 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, shtetasi E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër shtetasja M. T., 55 vjeçe dhe shtetasi J. T., 58 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×