Dudelanzh, kundërshtari i Tiranës në turin e parë të Champions League, ka bërë një goditje big në merkato, duke afruar në skuadër një mbrojtës ekspert, në prag të duelit me bardheblutë. Bëhet fjalë për marokenin 36-vjeçar, Manuel Da Kosta, i cili ka një CV të frikshme, ku është aktivizuar në kampionatet elitare të Francës, Holandës, Italisë, Anglisë, Greqisë, Turqisë, etj.
Da Kosta ka luajtur për klube me emër si Nanci, PSV, Fiorentina, Sampdoria, Uest Hem apo Olimpiakos e Trabzonspor.
Gjatë karrierës së tij, marokeni i lindur në Francë, ka fituar 2 kampionate me PSV-në, 1 Kupë të Turqisë me Trabzonsporin, 2 kampionate me Olimpiakosin dhe 1 Kupë në Francë me Nansin.
Për sa i përket kombëtares, Da Kosta, fillimisht ka qenë pjesë e moshave të Portugalisë, ndërkohë që ka regjistruar 30 ndeshje me kombëtaren e Marokut.
Arena e Lajmit

Loading…