“Tetori i kuq”/ Furnizonin Europën me kokainë e kanabis, shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë në Itali

Carabinieri Nuova Auto 2

Autoritetet italiane kanë shpërbërë një grup shqiptar të trafikimit të lëndëve narkotike që operonte në Itali, Gjermani e Francë.

Operacioni “Tetori i Kuq”, përveçse i dha një goditje të rëndë organizatës kriminale nxori në pah ekzistencën e marrëdhënieve mes kriminelëve italianë dhe atyre shqiptarë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në 10 tetor karabinierët e zonës Santa Margherita Ligure morën tre masa paraprake të lëshuara nga Prokuroria e Romës kundër dy italianëve dhe një shtetasi shqiptar.

Të tre mbahen përgjegjës për arsye të ndryshme për krim të organizuar në bashkëpunim që synon trafikun ndërkombëtar të drogës.

Gjithçka nisi pas gjetjes në Rapallo të 38 kilogramëve kanabis të fshehur në bagazhin e një makine. Hetimet çuan më pas në identifikimin e një trafiku më të gjerë të substancave narkotike të shtrirjes ndërkombëtare, nga Shqipëria në brigjet italiane, deri në shpërndarjen në Francë dhe Gjermani.

Hetimet e kryera lejuan autoritetet të identifikojnë një organizatë me origjinë shqiptare, e përfshirë si në trafikun e kanabisit, për të cilën kujdesej drejtpërdrejt për prodhimin në territoret e origjinës, ashtu edhe në tregtimin e kokainës.

Një  40-vjeçar nga provinca e Foggias kishte për detyrë të organizonte pritjen e ngarkesave të kanabisit që mbërrinte në rrugë detare nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Po aq themelor, në organizimin e zinxhirit kriminal, ishte edhe roli i një shqiptari 30-vjeçar që është aktualisht në arrest shtëpie në Romë. Detyra e tij ishte të menaxhonte kultivimin e drogës në Shqipëri, importimin e saj në Itali, deri në planifikimin e shpërndarjes së saj në kryeqytet dhe rrethinat e tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×