Aksionet e policisë/ Ervis Martinaj ndodhej në Vlorë para se të zhdukej? Flet kryekomisari Berberi: Ka një plan të detajuar, por kjo çështje nuk…

Ervis Martinaj

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Kryekomisar Gentian Berberi, gjatë një deklarate për mediat lidhur me përfundimin e operacionin koduar “Storage”, në kuadër të së cilit kanë vënë në pranga burrë e grua nga Saranda për medikamente kontrabandë, është pyetur edhe në lidhje me aksionet e fundit policore në Vlorë.

I pyetur nëse strukturat policore kanë pasur informacion se në qytetin e Vlorës ka qëndruar para se të zhdukej i shumëkërkuari Ervis Martinaj, Berberi tha se kjo është çështje që nuk i përket kësaj drejtorie, duke mos dhënë detaje.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit. Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës”, tha ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×