“Një trup frikacakësh që s’guxojnë të bëjnë asgjë kundër qeverisë”, Çlirim Gjata në protestën para SPAK: Korrupsioni zgjidhet vetëm me përballje popullore

Gjata

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Çlirim Gjata, ishte sot në protestën e Aleancës për Teatrin, mbajtur para SPAK.

Ai tha se SPAK nuk guxon të bëjë asgjë që është kundër qeverisë, ndërsa tha se korrupsioni luftohet vetëm me përballje popullore.

“SPAK u krijua për të hetuar dhe arrestuar politikanët e korruptuar, dhe ja ku jemi. Pse u bë reforma në Drejtësi? Pse u ngrit ky SPAK? Janë një trup frikacakësh që nuk guxojnë të bëjnë asnjë veprim kundër qeverisë. Politika trimërohet, thotë ta përdorim politikisht SPAK. Vetëm me përballje popullore mund të luftohet korrupsioni, nuk ka asnjë shpresë tjetër”, tha ai.

Sakaq, protesta tjetër e Aleancës do të zhvillohet sërish ditën e hënë në orën 10:00.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×