Tragjedia në Klos/ Babë e bir të vdekur dhe 2 të plagosur, dalin emrat e viktimave dhe autorit të dyshuar (VIDEO)

45454545454545454

Identifikohet viktima 17 vjeç që u vra mesditën e sotme në qendër të Klosit, si dhe emri i autorit të dyshuar. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima është identifikuar si Kenado Shira, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet se është B. Mjeshtri, i cili është shpallur në kërkim.

Pak minuta pas transportimit në spital, ka ndërruar jetë edhe babai i 17 vjeçait, Ilir Shira.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 14:30 të ditës së sotme, ku nga të shtënat me armë mbeti viktimë fillimisht 17-vjeçari ndërsa 3 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe babai i viktimës që humbi jetën më pas.

Dyshohet se mes fisit Shira dhe Mjeshtri ka pasur konflikte të vazhdueshme, që sot çuan në këtë tragjedi të rëndë.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×