Kristjan Asllani bëri hapin e madh në karrierë teksa u transferua te një klub i madh si Interi.
Fantazisti i Kombëtares shqiptare firmosi me zikaltërit dhe duke u bërë kështu lojtari i ri i ekipit nga Milano.
20-vjeçari do të mbajë fanellën me numër “14”, ku paraardhësi me këtë numër ishte pikërisht, Ivan Perisiç, i cili la Interin për t’u bashkuar sërish me Antonio Konten te Totenhemi.
Së fundmi, gjatë prezantimit të Asllanit në profilin zyrtar të klubit në rrjetin social “Instagram” ka komentuar kroati, i cili lë dhe një koment epik për mesfushorin e Kombëtares: “Paç fat, vogëlush!”, shkroi Perisiç.
20-vjeçari nga Elbasani vjen nga Empoli me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes deri në 14 milionë euro.
Në sezonin që përfundoi me fanellën e ekipit toskan, Kristjan Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol, pikërisht ndaj Interit në “Giuseppe Meazza” dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.
– Arena e Lajmit

Loading…