FOTO/ Teknologji e re në “Katar 2022”, në topin e sfidave të Botërorit do të vendoset një… përgjues

Në topin që “Adidas” prezantoi për sfidat e Botërorit “Katar 2022” do të vijë një risi brenda tij, i cili pritet që të vendosë drejtësi për sa i përket pozicioneve jashtë loje.

al-rihla

I njohur dhe si “Al-Rihla”, do të ketë brenda tij një pajisje gjurmuese e cila shihet si një përmirësim i sistemit VAR. Ai do të ofrojë një nivel të paprecedentë të dhënash dhe informacioni për të përshtatur zyrtarët në marrjen e vendimeve më të shpejta dhe më të sakta.

Një sistem i ri pezullimi nga “Adidias” ku në qendër të topit pret dhe stabilizon një sensor lëvizjeje, i cili ofron një pasqyrë në çdo element të lëvizjes së topit. Ndërkohë që e bën këtë, lojtarët nuk ndikohen në performancën e tyre. Sensori mundësohet nga një bateri e ringarkueshme, e cila mund të karikohet me induksion.

topi

Ai do të ndihmojë në informimin e pozicioneve jashtë loje si dhe do të ndihmojë në zbulimin e prekjeve të paqarta duke përmirësuar në fund cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të vendimmarrjes nga VAR.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×