Thomas Strakosha u largua pak javë më parë nga Lacio, me portierin kuqezi që ishte në përfundim të kontratës me klubin dhe aktualisht gjendet në merkato si lojtar i lirë, por duket se situata me portën e cila gjendet pa alternativa për momentin ka bërë Lacion të mendojë lidhur me një rikthim të bujshëm të tijin.
Sipas “Il Tempo”, largimi i papritur i Pepe Reinës si dhe mungesa e akordit me portierin Karnezeki ka bërë Lacion të vihet në kërkime për të zgjidhur këtë problem dhe ti mundësojë teknikut Mauricio Sarri alternativa për portën edhe gjatë fazës përgatitore.
Gardiani i Kombëtares për momentin nuk ka akord për transferimin në një klub tjetër dhe në rast se Lacio do të transferonte si Karnezekin ashtu edhe atë, Strakosha do të niste kështu një balotazh të ri për vendin e titullarit te kryeqytetasit.
Arena e Lajmit

Loading…