
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Fier, në zonën e quajtur “Qafa e Lalarit”.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në aksident është përfshirë një mjet tip Toyota, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi dhe është plagosur pasagjeri.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Qemal Kamberaj, ndërsa i plagosur Asllan Kajo.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.