“Vetëm një orë të rrijë Rama si ne, t’ia lidhë sytë Linda dhe t’i vërë bukën para”, të verbrit në protestë: Ta shikojë se çfarë është jeta jonë. Jemi të braktisur

Protesta E Te Verberve 1

“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”.

Kështu deklaruan disa prej protestuesve të verbër që morën sot pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata thanë se pagesa nuk mjafton për asgjë dhe se ata që shërbejnë si kujdestar të të verbërve nuk janë as të siguruar. Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

“Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen.
Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×