Objektivi i Milanit për mesfushën, braziliani i bën presion klubit të Premier Ligës për transferimin te kuqezinjtë

Përveç fazës ofensive, kuqezinjtë shohin të nevojshëm edhe një përforcim në mesfushë. Duglas Luiz është një nga lojtarët në listën e dëshirave të Paolo Maldinit.

75675677

Kontrata e tij me Aston Vilën skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Rrjeti “Sky” bën të ditur se një përfaqësues kuqezinj e ka takuar menaxherin e mesfushorit, por deri më tani nuk ka bisedime mes klubeve për një ofertë të mundshme. Sipas “Corriere dello Sport” klubi anglez kërkon të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë, por nuk përjashtohet që bisedimet të provokohen nga lojtari.

Ai mund të bëjë presion duke kërkuar largimin drejt kuqezinjve. 34 prezenca për të në kampionatin e fundit me Aston Vilën duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste. Ai do të ishte zëvendësuesi direkt i Kesit që më 1 korrik duhet të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i Barcelonës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×