Tirana ka prezantuar fanellat e reja të cilat skuadra do të përdori gjatë sezonit 2022-2023.
Bardheblutë kanë njoftuar bashkëpunimin me kompaninë shqiptare “Cohl’s Sport Wear” e cila do të prodhojë fanellat.
Kjo marrëveshje është zyrtarizuar nga ana e Tiranës në rrjetet sociale të klubit ku janë shfaqur presidenti i klubit Refik Halili së bashku me presidentin e firmës “Cohl’s Sport Wear”, Artur Kalemi.
Klubi ka shpërndarë më pas një video ku lojtarët shfaqen të veshur me fanellën e re.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…