Juventusi i jep fund kërkimeve, “Zonja” përzgjedh ish-sulmuesin e Interit si zëvendësuesin e Vlahoviç

Juventusi prej kohësh ka qenë në kërkim të një alternative për Dushan Vlahoviç me sulmuesin serb i cili momentalisht është zgjidhja e vetme në majën e sulmit me karakteristikat që kërkon trajneri Masimiliano Alegri. Bardhezinjtë duket se tashme i kanë ndalur kërkimet dhe kanë nisur negociatat për transferimin e sulmuesit të Bolonjës, Marko Arnautoviç.

ARNAUTOVIC

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 33-vjeçari e ka pranuar propozimin e Juventusit për një transferim në Torino, me bardhezinjtë që janë në negociata me Bolonjën për gjetjen e akordit final.

Karakteristikat e serbit kanë bindur Alegrin të besojë tek ai si alternativa e Dushan Vlahoviç gjatë sezonit të ardhshëm ku Juventusi do të aspirojë të kthehet në garën për titull.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×