Një tjetër talent shqiptar është duke spikatur në futbollin gjerman. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Fisnik Asllani, i cili është pjesë e klubit të Hofenhamit.

Talenti me origjinë nga Kosova, ka shënuar gol në miqësoren që skuadra e Hofenhamit zhvilloi ditën e sotme ndaj Ualldorfit, duke triumfuar me rezultatin 4-0.
Sulmuesi Asllani, u aktivizua në këtë duel në pjesën e dytë. Shtatlarti realizoi falë një devijimi të saktë në minutën e 79-të të sfidës.
Vlera aktuale e Fisnik Asllanit sipas “Transfermarkt” aktualisht është 400 mijë euro. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U-17 të Kosovës, teksa më pas kaloi te Gjermania U-18.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then