“Lukaku do të jetë futbollisti më i paguar në Serinë A”, flet avokati: Rikthimi falë… luftës në Ukrainë

Rikthimi i Romelu Lukakut tek Interi vetëm një vit pas transferimit të tij te Çelsi ishte i paimagjinueshëm, për më tepër si një huazim për të cilin janë paguar vetëm 8 milionë euro, pasi kishte lënë Milanon për 113 milionë euro.

lukaku

Sot ama është fakt që Lukaku do të luajë me Interin sezonin e ardhshëm, një arritje nisur nga dëhsira e sulmuesit por e kurorëzuar falë tratativave të shumta të italianëve me Çelsin, të gjitha të ndërmjetësuara nga avokati i belgut Sebastian Ledur, njeriu kyç i këtij operacioni.

Ka qenë pikërisht avokati që ka zbuluar të gjitha detajet, por duke dribluar një nga pyetjet kryesore: rrogën e belgut, ende e pazbuluar zyrtarisht. “Do të jetë më i paguari në Itali”, ka thënë Ledur, por kur edne nuk janë zyrtarizuar blerjet e rejanë Itali, deri më tani kryeson Matajs de Ligt me 8 milionë euro.

KLUBET – “Fillimisht dua të them se nuk mori pjesë Federiko Pastorelo, agjenti, sepse duke parë lidhjet e tij të ngushta me ishkryesinë e Çelsit, Romelu nuk don te ta përfshinte edhe pse ende nuk e ka marrë vendimin për agjentin. Por në gjithë eoparcionin ndikoi pa dyshim ndryshimi i pronësisë së Çelsit.

Nëse do të ishin akoma Granovskaia dhe Abramohviç nuk do tëishte realizuar, sepse edhe vitin e kaluar marrëdhëniet mes palëve ishin shumë të tensionuara. Pa luftën në Ukrainë nuk do të ishte kthyer? Do të ishte shumë më e vështirë”.

lukaku

INTERVISTA NË DHJETOR – “Ajo intervistë nuk shprehej se donte të kthehej tek interi i ka dalë nga zemra dhe ishte e pakonsuluar me ansjë. Nëse do të kthehej pas nuk do e bënte pasi i ka ndikuar shumë në jetën e tij, por në moshën 29- vjeçare nuk mund t’ia lejonte vetes të humbiste edhe një vit kot.

Lukaku

Gjithsesi tratativat kanë nisur vetëm në fund të sezonit. Kam realizuar disa takime dhe vetë ai ka qenë i pranishëm në ditët më të rëndësishme dhe ka qenë gjithmonë në dijeni të gjithçkaje. Kishte edhe klube të tjera të interesuara për të, por ai ka dashur gjithmonë vetëm Interin Anderlehti? Po më ka thënë që do të kthehet aty por nuk ka caktuar kur”.

ANA FINANCIARE – “Ka ulur rrogën? Po, por jo aq shumë sa thonë mediat. Nuk është vërtetë as që e ka përgjysmuar dhe as që ka ulur një të tretën e saj. Do të jetë futbollisti më i paguar i Serisë A”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×